TIRANË- Partia Socialiste ka zhvilluar sot një tubim protestë për listat e votimeve, në të cilat sipas saj ka manipulime pa fund me synimin e vetëm, vjedhjen e votave të shqiptarëve.
Deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri ka bërë publik një listë të gjatë me emra votues për të cilat ai pretendon se janë regjistruar pa adresë në favor të kandidatit demokrat.
Sipas tij, kjo është ndërhyrje direkte e pushtetit për manipulimin e vullnetit të zgjedhësve.
“Ne nuk do lejojmë që këta njerëz të futur në lista pa të drejtë të votojnë në Tiranë për Lulin e Saliut’- tha ai, duke shtuar se shumë shpejt do të bëhet gati një padi për këtë qëllim.
© Panorama.al











