A e keni menduar ndonjëherë largimin si kryetar i PD? Berisha: T’i nënshtrohem një farse? Kurrë, në asnjë moment

May 20, 2025 | 22:07

Sali Berisha, i pyetur në emisionin Log. në News24, nëse e ka çuar nëpër mend dorëheqjen pas 11 majit, është përgjigjur duke thënë; “t’i nënshtrohem një farse? Kurrë, në asnjë moment.”

berisha

Ai tha se është në një mision, atë të mbrojtjes së votës së lirë, duke thënë se duhet ta përmbushë.

“Unë jam në një mision. Ky mision do të përmbushet, i vështirë, por do të përmbushet. Se çfarë do të bëhet me PD… ajo parti është e hapur, ka votë, ka çdo gjë. Çdo njeri do të ketë hapësirën për të thënë mendimin e tij”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura