FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, përplasen 3 automjete te kryqëzimi i Niklës! Disa të plagosur te Trauma

Jul 1, 2026 | 22:21

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë–Tiranë, në zonën e kryqëzimit të Niklës, ku janë përfshirë tre automjete.

aksident fushe kruje tirane nikel (1)

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy automjete të tjera të së njëjtës markë.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.

aksident fushe kruje tirane nikel (3)

Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, çka ka sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksident fushe kruje tirane nikel (4) aksident fushe kruje tirane nikel (2)

© Panorama.al

Te lidhura