Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 32-të, ndërsa qytetarët janë mbledhur sërish në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Tubimi i sotëm shënon hyrjen e protestës në muajin e dytë të rezistencës qytetare.
Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke përsëritur kërkesën kryesore, largimin e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë vijuar me thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Shqipëri e re”, si dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.
© Panorama.al



















