Protestuesit janë ndalur para godinës së Parlamentit, në vijim të marshimit të tyre në Tiranë gjatë ditës së 32-të të protestës kundër qeverisë.
Qytetarët kanë shoqëruar qëndrimin para godinës ku zhvillohen seancat plenare me thirrje kundër institucionit të ligjvënies dhe deputetëve.
“Parlamenti i krimit” dhe “Parlament analfabet” janë disa nga thirrjet që janë dëgjuar nga protestuesit gjatë tubimit.
Po ashtu ata kanë bërë thirrje të mblidhen ditën e nesërme në orën 10:00 para fillimit të seancës plenare, për të bllokuat hyrjen e deputetëve.
Kujtojmë se ata kanë bërë thirrje edhe të marrin me vete miell edhe vezë, për të bërë atë që e quajtën “brumin e demokracisë”.
© Panorama.al











