131 milionë $ sheikët e Katarit blejnë Getafen

Apr 22, 2011 | 9:53

Grupi Mbretëror i Emirates ka arritur të përfundojë me sukses blerjen e klubit të Getafes për shumën e 131 milionë dollarëve. Miliarderët e familjes mbretërore të shtetit të pasur në Lindjen e Mesme deklaruan së bashku me marrëveshjen për përvetësimin e 100 për qind të aksioneve, ata kanë premtuar se do të shlyejnë të gjitha borxhet e ekipit modest. “Team Dubai” do të jetë pjesë e fanellës së Getafes, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ky ekip ishte në vështirësi të mëdha financiare, ndërkohë që për momentin renditet në vend të 14-të në kampionat.

© Panorama.al

Te lidhura