Për 30 minuta, ambasadori amerikan, Kristofer Dell, ka qenë Mbret i Monarkisë së Kosovës. Gjatë kohës së votimit të Presidentes Jahjaga në Kuvend, emri i së cilës u propozua nga ambasadori Dell, në faqen e Wikipedias (enciklopedia me informacione nga burime vullnetare), u bënë disa modifikime në informacionet anglisht të ofruara mbi Kristofer Dell, ku ai prezantohej me titullin “Lartmadhëria e Tij, Mbret i Monarkisë së Kosovës”. Frazat që pasonin këtë titull nuk ishin fort të hijshme për të.











