Nis Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor/ Varhelyi takon Ramën, Komisioneri për Zgjerimin tregon temën e bisedimeve

Jun 10, 2021 | 11:06
SHPËRNDAJE

Ka nisur në Tiranë Samiti me liderët e Ballkanit Perëndimor. Pak para nisjes së mbledhjes me dyer të mbyllura, kryeministri Rama priti në një takim Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

varhely

Përmes një postimi në “Twitter”, Varhelyi bën me dije se: “Para Samitit të Tiranës me liderët e Ballkanit Perëndimor u takova me kryeministrin Edi Rama. Ne sot do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Europian, si dhe të shikojmë përpara për Samitin e Procesit të Berlinit me liderët e rajonit, në 5 korrik”.

Drejtuesit e Samitit janë kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Në orën 12:30 dy drejtuesit e Samitit, Rama dhe Varhelyi do të mbajnë një konferencë për media teksa më pas në orën 15:00 bëhet firmosja e marrëveshjeve.

Samiti është me rëndësi për vetë faktin që vjen vetëm dy javë para vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Axhenda e plotë e Samitit të Ballkanit Perëndimor:

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.30 – Mbërritja e delegacioneve (FOTO + Kamerat e akredituara të vendosura në oborrin përpara hyrjes)

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Brnabić, Kryeministër i Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA

Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit

11.00 – Seanca Plenare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)

13.00 – Drekë Pune (FOTO + Kamera Zyrtare 3 minuta)

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve (Regji Televizive + FOTO + Kamera Zyrtare)

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor (FOTO + Kamera Zyrtare)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura