U bënë prindër për herë të parë, çifti i famshëm turk fotografohet me vogëlushin

Apr 18, 2019 | 9:30

Pak ditë më parë, dy aktorët e famshëm turq Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen janë bërë prindër për herë të parë.

Burak Ozçivit Fahriye Evcen

Teksa nëna e re ka dalë nga spitali së bashku me vogëlushin dhe e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, janë përballur me një grup gazetarësh, të cilët donin të dinin se si shkoi lindja.

burak fahriye

Nga fotografitë e publikuara nga mediat turke vihet re se aktori mbante të birin dhe Fahriye u qëndronte pranë. Ai i falënderoi gazetarët që ishin të pranishëm në atë moment dhe menjëherë vendosi të birin në makinë.

burak fahriye1

“Çdo gjë shkoi mirë, edhe unë jam mirë. Burak ishte me mua, jemi shumë të lumtur”, është shprehur aktorja e famshme.

BURAK

Çifti i martuar dy vite më parë u bë me një djalë këtë muaj dhe kanë vendosur që ta quajnë, Karan.

© Panorama.al

Te lidhura