VIDEO/ I ngadaltë dhe pa shënjestër, Hazard ka humbur identitetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2021 | 11:28

VIDEO/ I ngadaltë dhe pa shënjestër, Hazard ka humbur identitetin

Eden Hazard është një prej yjeve të futbollit botëror, por transferimi te Real Madrid i ka zbehur shumë cilësitë e belgut.

bandicam 2021-11-14 11-19-28-999

Në sfidën që Belgjika luajti mbrëmë ndaj Estonisë, Hazard u aktivizua për 61 minuta, por pa arritur të lërë gjurmë. Një rast i humbur nga 30-vjeçari ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë nuk e kuptojnë se si një lojtar i nivelit të Hazard të përfundojë këtu.

Pasi merr një pasim magjik nga De Bryjne, madrileni gjendet i vetëm përballë portierit, por lëvizjet e tij janë të ngadalta duke gabuar krejtësisht, para se mbrojtësi i Estonisë t’i heqë topin nga këmba.

Hazard shihet i dëshpëruar për rastin e humbur pasi prej dy vitesh që pas transferimin në Santiago Bernabeu, ka humbur krejtësisht identitetin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"