VIDEO/ Eriksen lë pas makthin, shihni momentin e rikthimit në fushë të mesfushorit danez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2021 | 13:42

VIDEO/ Eriksen lë pas makthin, shihni momentin e rikthimit në fushë të mesfushorit danez

Kristian Eriksen lë pas krahve makthin e asaj dite më 12 qershor ku në ndeshjen e EURO 2020 mes Danimarkës së tij ndaj Finlandës ai ra në tokë përpara minutave finale të pjesës së parë duke pësuar një atak kardiak.

269992760_1036363313590196_3841597002588984788_n

E gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm u sensibilizua me yllin danez i cili falë përpjekjes së mjekëve dhe lojtarëve në fushë u përmend dhe ia doli mbanë të rikthehej sërish në jetë.

Një lajm i mirë vjen nga Kiaso e Zvicrës, ku Eriken është rikthyer për herë të parë në fushën e blertë të stërvitet pas asaj dite të mallkuar, ku në pamje duket që danezi tashmë pa skuadër, ka goditur një goditje dënimi si shenjë se është duke u rikthyer në futbollin e luajtur më i fortë se kurrë më parë.

29-vjeçari mbylli aventurën e tij me Interin sepse ligji i Italisë e ka të ndaluar rreptësisht të luajnë lojtarët me debrifilator në zemër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"