Debutim ëndrrash për Shaqirin, Interi në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2015 | 9:15

Debutim ëndrrash për Shaqirin, Interi në çerekfinale

shaqiriInteri që dëshiron Mançini u shfaq mbrëmë në “Meazza” ku zikaltrit luajtën, gabuan, rrezikuan, por komanduan. Nga fillimi deri në fund. Përballë Sampdorias, ekipi milanez fitoi 2-0 falë golave të Shaqirit dhe Ikardit. Kualifikimi për në çerekfinale të Kupës së Italisë ishte një sinjal pozitiv që i dha ekipi Manços që nuk u tërhoq, por rreshtoi që nga minuta e parë katër “fantastikët”: Shaqiri, Podolski, Kovaçiç dhe Ikardi. Ndërsa Mihajloviç (ishte pezulluar dhe në pankinën e dorianëve u ul Sakiç) preferoi që t’u jepte pak pushim 7 lojtarëve kryesorë (Viviano, Dankan, Obiang, Palombo, Eder, Silvestre dhe De Silvestri).
Shpërdorues – Në pjesën e parë, Interi, i shtyrë nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, ishte më kërkues dhe i tregoi Sampdorias se dëshironte më shumë kualifikimin për më tej. Në minutën e 11-të miqtë mbetën në inferioritet numerik për shkak të faullit taktit të Krstiçiçit. Ky i fundit pengoi hapur Ikardin që pas një pasimi të Shaqirit po i drejtohej i vetëm Romeros. Ky episod kushtëzoi jo pak ekipin xhenoan që gjatë tërë pjesës së parë prishi vetëm në një rast (në të 21′ Okaka goditi fort, po Karrizo ishte vendosur mirë dhe frenoi topin në dy kohë) monologun zikaltër. Këta të fundit krijuan një tjetër rast të pastër për të shënuar në minutën e 16- të. Kovaçiç tregohet i kujdesshëm dhe i rrëmben topin një kundërshtari duke i dhënë kështu jetë një kundërsulmi që e mbylli po vetë në mënyrë të gabuar (në vend që të pasonte topin tek Ikardi, goditi vetë topin lehtë). Me kalimin e minutave, vendësit nuk hoqën këmbën nga gazi dhe krijuan një tjetër rast të pastër shënimi. Në të 36-ën, Vszolek ndalon me faull në zonë Dodonë dhe detyron Taljaventon që të vërshëllejë një penallti që u ekzekutua shumë keq nga Ikardi. Romero “hipnotizon” bashkëkombësin dhe ruan ekuilibrin në rezultat.
Shaqiri-Ikardi – Në fraksionin e dytë, trendi i lojës nuk ndryshoi edhe pse për të gjetur golin e parë Interi duhet të priste minutën e 70-të. Atëherë kur Podolski vuri re zviceranin dhe i serviri një top me thembër. Shaq nuk fali duke iu prezantuar me gol publikut vendës. “Meazza” shpërtheu dhe thurte kore kundër Milanit, ndërkohë që tifozët xhenovezë replikuan: “Jeni publik m…”. Por për të mbyllur këtë takim (Sampi mbeti me 9 lojtarë, pasi Vszolek mori të verdhin e dytë) mendoi Ikardi dy minuta nga fundi. 21-vjeçari i mori topin De Silvestrit dhe mposhti Romeron duke shënuar golin e dytë që ia dedikoi vajzes se tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"