Çmimi, Morina “Talenti i Vitit” në Superiore

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Maj 28, 2014 | 10:39

Çmimi, Morina “Talenti i Vitit” në Superiore

Morina MarioMario Morina është fituesi i edicionit të 6-të i çmimit “Talenti Vitit” i organizuar nga shoqata “Sporti na Bashkoi”. Në votimin e gazetarëve sportivë në vend, ishte pikërisht sulmuesi i Tiranës që grumbulloi më shumë vota, duke bërë për vete çmimin individual. Pas vendit të dytë të arritur sezonin e kaluar, tashmë 21-vjeçari bëhet fitues i trofeut “Talenti i Vitit”, një vlerësim që tregon rritjen e tij në aspektin personal. Pas një sezoni të ndarë më dysh, me aktivizimin në pjesën e parë të tij te Skënderbeu dhe më pas rikthimi në shtëpi te Tirana, Mario Morina merr një trofe personal. “Jam shumë i lumtur dhe mendoj që ky vlerësim do të më bëjë të vazhdoj punën time me këtë ritëm. Shpresoj të zgjidhet gjithçka dhe të jemi pjesë e Tiranës. Në të kundërt do të shoh alternativat dhe do vendos ku do të luaj. Tifozët kërkojnë më të mirën për skuadrën, por unë jam profesionist. Nuk kemi asgjë në dorë, pasi duhen marrë ca vendime. Nëse nuk arrihen në përfundimet e duhura do të largohem”, – ka thënë ai. Në sezonin që sapo përfundoi, Morina realizoi 7 gola në 27 ndeshje të luajtura në total, dy me Skënderbeun dhe 5 me Tiranën. Sakaq, këtë edicion të 6-të u dhanë dy çmime të dyta dhe dy çmime të treta. Pas sulmuesit bardheblu, u renditën mesfushori Arsid Kruja i Vllaznisë dhe mbrojtësi Amir Rrahmani i Partizanit. 20-vjeçari i shkodranëve ka qenë një pikë e rëndësishme e Vllaznisë këtë edicion duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet e këtij kampionati. Pas shpërthimit një sezon më parë, Kruja konfirmoi talentin e tij edhe këtë edicion, dhe vlerësimi i dhënë me këtë çmim tregon progres në karrierën e tij. Mbrojtësi i të kuqve nga kryeqyteti, Rrahmani, pas një nisjeje jo të mirë të sezonit, ka gjetur veten duke u bërë një pikë referimi në mbrojtje. Ndërkohë






www.minuta90.com