Resort me pesë yje në Gjirin e Lalzit, Rama: Punësohen 1500 persona

Apr 25, 2017 | 11:57
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në nisjen e punimeve të ndërtimit të një kompleksi turistik me pesë yje në zonën e Gjirit të Lalzit.

rama te eni

Sipas tij menjëherë pas nisjes së punës do të punësohen 600 persona, ndërkohë që pas përfundimit të punimeve punësohen në vazhdimësi 1500 persona.

“Është struktura e parë me pesë yje në vend. Mezi presim të shohim investimin tjetër në zonën e Dhërmiut. Edhe aty ambicia është po kjo, për të ndërtuar një tjetër resort me pesë yje. Jemi afër të finalizimit të disa proceseve të tjera që nga Divjaka deri në Kepin e Stillos”, u shpreh kreu i Qeverisë gjatë ceremonisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura