Mbetën të bllokuar në Kanionit të Langaricës pas daljes së lumit nga shtrati, shpëtohen 23 turistë me kombësi të ndryshme

Nov 4, 2023 | 7:32
SHPËRNDAJE

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në të gjithë vendin dhe kanë bërë të mundur daljen nga shtrati të lumit në Kanionin e Langaricës.

f5c5d51b-276d-4ef4-8593-802edc801e91

Lumi ka përmbytur parkimin në hyrje të Kanionit duke shkaktuar bllokimin gjatë natës të 23 turistëve.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve, si edhe të mjeteve në parkun e përmbytur.

Operacioni i kërkim-shpëtimit zgjati për rreth dy orë dhe nuk pati asnjë të lënduar.

Turistët u evakuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit. Ata ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura