Ish zyrtari i FBI që u vu në prangat e policisë, ortak i një studio avokatie në Tiranë. Bleu për 1 dollar 25% të aksioneve të kompanisë

Jan 25, 2023 | 13:40
SHPËRNDAJE

Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së i arrestuar pak ditë më parë rezulton se  ishte administrator dhe ortak i një studio avokatie në Shqipëri.

230123-charles-mcgonigal-mn-1230-405bff-770x433

Sipas News24 disponon, Charles McGonigal ka blerë për 1 dollar në Tiranë 25% të aksioneve të kompanisë LAWOFFICE & INVESTIGATION, në pronësi të Shefqet Dizdarit në 21 shkurt të vitit 2019.

Në të njëjtën ditë janë bërë aksionerë të kësaj studio avokatie po me 25% kundrejt çmimit prej 1 dollari amerikan, edhe shtetasit amerikanë Mark Thomas Rossini dhe Agron Neza.

Ky i fundit është përfshirë në hetimin amerikan ndaj ish zyrtarit të FBI si personi që i ka dhënë 225 mijë dollarë McGonigal. Në monentin që Shefqet Dizdari shiti për 3 dollarë 75% të akisoneve të kompanisë LAWOFFICE & INVESTIGATION me seli në tiranë, kjo shoqëri kishte një kapital prej 8 milion lekësh, ose rreth 80 mijë dollar.

Ndërkohë në të njëtën ditë kur u nëshkrua kontrata e shitjes së aksioneve, Charles McGonigal u zgjodh administrator i kompanisë LAWOFFICE & INVESTIGATION, e cila ka për objekt të aktivitetit shërbimet e avokatisë dhe konsulencës juridike.

Por vetëm disa muaj pasi ish zyrtari i FBI u bë aksioner dhe administrator i kompanisë në Tiranë më konkretisht në 24 tetor 2019, ai ka firmosur pezullimin e aktivitetit për një afat të pacaktuar,. Në bilancin e fundit financiar të dorëzuar në QKB me firmën e Charles McGonigal, kompania rezultonte me 416 mijë lekë humbje, ndërsa në llogaritë bankare dispononte rreth 1,5 milion lekë dhe 5,3 milion lekë të tjera janë kërkesa të arkëtueshme afatshkurtra./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura