Zgjedhjet, PD zyrtarizon kandidaturat në Vorë, Dibër, Sarandë, Gramsh, Poliçan, Pustec e Shijak

Apr 19, 2015 | 20:09
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot katër kandidatura të tjera për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Demokratët kanë vendosur rikandidimi e Fiqiri Ismailit për Bashkinë e Vorës, ndërkohë që me herët Ilir Krosi u rikonfirmua si kandidati i selisë blu për Bashkinë e Dibrës. Dy kandidaturat e tjera të zyrtarizuara nga PD janë ato të Kreshnik Bozho për Bashkinë Sarandë dhe Kodhel Çala për Bashkinë Gramsh.

Mesditën e sotme u zyrtarizua edhe kandidatura e Poliçanit, Florian Qama, si dhe Mihallaq Apostollofski u zyrtarizua kandidat i PD për Bashkinë Pustec. Redi Saraçi është kandidatura e PD për Bashkinë Shijak.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zyrtarizuar dje tre kandidatët për Bashkinë e Vlorës, Selenicës dhe atë të Librazhdit.

Në qytetin e Vlorës, demokratët do të përfaqësohen nga kandidati Genc Deromema, i cili do të ketë përballë kandidatin e Partisë Socialiste, mjekun Dritan Leli. Për Bashkinë e Selenicës demokratët kanë zgjedhur si kandidat Përparim Shametin, i cili do të përballet me rivalin e koalicionit të majtë, Kasem Cenaj. Ky i fundit është i përzgjedhur nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërkohë, dje Basha ka zgjedhur si kandidat për Bashkinë e Librazhdit Fadil Brazhdën, i cili do të ketë përballë rivalin socialist, Kastriot Gurrën.

Dy ditë më parë, PD bëri publik emrin e Qamil Bojes, si kandidat për Cërrikun. Paraditen e djeshme u bë publik edhe kandidati për Bashkinë e Këlcyrës, sipas PD-së në garën vendore për këtë bashki do të garojë Gentian Muhameti.

Ndërsa në Mirditë do garojë Gjergj Prenga. Demokratët zyrtarizuan edhe kandidatët për Pogradecin e Mallakastrën. Selia blu ka vendosur të kandidojë Agron Kapllanajn në Mallakastër, ndërsa për Bashkinë e Pogradecit do të kandidojë Eduard Kaprin. Ndërsa është zyrtarizuar kandidati për Krujën, Hamdi Pasha; Bledion Nallbati për Bashkinë Devoll dhe Fran Frrokaj për Bashkinë e Lezhës.

Më herët u zyrtarizuan kandidatët për Rrogozhinën dhe Konispolin. Burime nga PD-ja bëjnë me dije se për Rrogozhinën demokratët kanë zgjedhur Eqerem Deliun, ndërkohë që në Konispol kandidati zyrtar është Malo Myrtaj. Të dy kandidaturat do të kenë përballë rivalët nga PDIU-ja, pas koalicionit të lidhur me PS-në.

Kandidatët e PD për zgjedhjet e 21 qershorit:

Fiqiri Ismaili  Bashkia Vorë

Redi Saraçi Bashkia Shijak

Mihallaq Apostollofski Bashkia Pustec

Florian Qama Bashkia Poliçan

Kodhel Çala Bashkia Gramsh

Ilir Krosi Bashkia Dibër

Kreshnik Bozho Bashkia Sarandë 

Besnik Dushaj Bashkia Tropojë 

Ardian Turku Bashkia Elbasan

Xhelal Mziu Bashkia Kamzë

Igli Kokalari Bashkia Gjirokastër

Altim Çomo Bashkia Libohovë

Kodhel Cala Bashkia Gramsh 

Buaj Hoxha Ura vajgurore

Luan Mustafaj Patos 

Anton Koka Malësi e Madhe

Zef Hila  Vau i Dejës 

Dhurim Alinani Bashkia Delvinë

Gëzim Caushi Bashkia Roskovec 

Basir Çupa Bashkia Klos 

Nezir Rizvani Bashkia Mat

Albert Kreci Bashkia Peqin

Rrok Doda Bashkia Pukë

Irakli Gorea Bashkia Divjakë

Asqeri Kuqja bashkia Belsh 

Malo Myrtaj  Bashkia Konispol

Eqerem Deliu Bashkia Rrogozhinë 

Niko Shupuli Bashkia Përmet  

Eduard Kapri Bashkia Pogradec 

Frran Frrokaj Bashkia Lezhe

Bledion Nallbati Bashkia Devoll

Hamdi Pasha Bashkia Krujë

Gentian Muhameti Bashkia Këlcyrë 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura

unnamed-7