Zyrtare/ Ronaldo, Benzema, Marselo humbin Totenhemin

Apr 2, 2011 | 11:07

Ronaldo, Benzema dhe Marselo do të mungojnë kundër Gijonit dhe Totenhemit në Champions. Një lajm të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri Murinjo. “Doktorët e bënë të qartë se Benzema, Ronaldo dhe Marselo nuk do të jenë gati deri përpara ndeshjes me Atletikon e Bilbaos”, – tha portugezi. Reali ndeshet me Bilbaon më 10 prill, por deri atëherë do të luaj sot me Sportingun e Gijonit në kampionat dhe më pas në çerekfinalen e Champions-it kundër Totenhemit, më 5 prill. Kjo do të thotë se “galaktikët” do të luajnë pa 3 futbollistët kryesor të 11-shes në dy ndeshjet e ardhshme. “Ndeshja me Gijonin është e rëndësishme për ne, por jo aq sa finalja e kupës dhe Totenhemi”, – tha Zhoze.

© Panorama.al

Te lidhura