Zjarr në një banesë, evakuohen banorët përreth

Apr 9, 2011 | 9:32

TIRANË- Një banesë në Tiranë është përfshirë nga flakët, por për fat nuk janë regjistruar të lënduar prej zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës, në një banesë dykatëshe. Zjarri ka vënë në panik banorët e zonës përreth, të cilët pas ndërhyrjes së policisë janë evakuuar me urgjencë.

Në vend mbërritën dy makina zjarrfikëse e më pas edhe një tjetër, pasi siutuata dukej e vështirë. Ndonëse rrugicat të ngushta, që kanë vështirësuar ndërhyrjen flakët mësohet se janë vënë në kontroll.

Policia ende nuk bën me dije shkakun e rënies së zjarrit, që si fillim dyshohet për një shkëndijë elektrike. Por, sipas policisë, gjithcka do të saktësohet pas ekspertizës së rastit.

© Panorama.al

Te lidhura