Mesfushori legjendar i Lionit, Zhuninjo Pernambukano, do të luajë te skuadra braziliane e Vasko Da Gamas, për pagë mujore prej 260 eurosh. Rroga që do të pranojë 36-vjeçari është shumë e ulët për një futbollist me reputacion aq të madh, i cili do fitojë vetëm 23 euro më shumë se paga më e vogël që jepet në Brazil (237 euro). Marrëveshja e Zhuninjos me Vasko Da Gamën hyn në fuqi në qershor, ndërsa futbollisti këtë lëvizje e arsyeton si dëshirë për t’i ndihmuar skuadrës së tij amë. Zhuninjo ka luajtur 6-të sezone për Vasko Da Gamën, para se të transferohej te Lioni në vitin 2001. Në vitin 2009, ai u transferua në Katar te Al-Garafa.











