TIRANE- Me synimin qe te gjithe zgjedhesve t’u sigurohet mundesia per te qene pjesemarres ne votimet e 8 majit, Ministria e Brendshme ka njoftuar se do te zgjase oraret dhe ditët e shërbimit në qendrat e aplikimit për pasaportën dhe kartën e identitetit.
Gjate nje konference per mediat, zv/ ministri i Brendshem, Ferdinant Poni beri me dije se nje gje e tille u është kërkuar punonjësve të gjendjes civile dhe operatorëve të aplikimit për letërnjoftime elektronike.
“Me qëllim ardhjen në ndihmë të zgjedhësve për të krijuar mundësinë e plotë për të votuar, duke arritur standarde të larta zgjedhore, si dhe nisur nga koha e mbetur në dispozicion deri ne daten 08 maj 2011, u është kërkuar punonjësve të Gjendjes Civile dhe operatorëve të aplikimit për letërnjoftime elektronike, angazhim maksimal” tha ai.
Keshtu, zyrat në njësitë bashkiake të Tiranës dhe në Durrës do të jenë hapur ditët e javës nga ora 08 : 00 deri në orën 18:30 ndërsa ditën e shtunë dhe të dielë dt. 23, 24. 04.2011 nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
© Panorama.al











