Topi: 8 maji të mbyllë debatet dhe kontestimet

Apr 18, 2011 | 11:46

VLORË- Presidenti i vendit, Bamir Topi i ka bërë apel nga Vlora politikës që këto zgjedhje, bashkë me arritjen e standardeve duhet të shënojnë mbylljen e debateve dhe kontestimeve që kanë shënuar proceset përgjatë 20 viteve. Sipas Topit, asnje makinacion politik nuk duhet te cenoje procesin dhe te sherbeje si alibi per kontestime.

Në fjalën e tij para studentëve në Universitetin “Ismail Qemali”, në prani të ambasadorëve të SHBA, BE dhe OSBE, Topi theksoi se qytetarët dhe studentët duhet të ushtrojnë të drejtën e votës, si një vlerësim për premtimet e mbajtura apo, zhgënjimet e premtimeve boshe, të votojnë kandidatin dhe programin e preferuar.

“Asnjë nuk i ka penguar partitë politike të korigjojnë vetveten dhe të përmisrëojnë kodin zgjedhor” theksoi më Topi, duke shtuar se janë konstatuar një sërë problemesh që karakterizojnë këto zgjedhje vendore si debatet e tejzgjatura politike, disa incidente që cënojnë ligjin dhe imazhin, mungesa e transparencës të financimit të fushatës dhe mosbarazia gjinore në përzgjedhjen e kandidatëve.

“Plot 15 procese zgjedhore në 20 vjet janë të mjaftueshme për të krijuar traditë, por fatkeqësisht shifrat nuk janë gjithcka. Krahas arritjeve proceset kanë shfaqur probleme të mëdha besueshmërie, për pasojë, ne përballemi ende me sfidën politike dhe qytetare për të zhvilluar procese të lira, ndershme dhe demokratike. 8 maji është dita kur debatet dhe kontestimet të mbyllen”- tha Topi.

Sipas Topit, Shqipëria e 2011 i meriton zgjedhjet me standardet më të mëdha demokratike, pasi vendi i ka të gjitha potencialet të zhvillojë zgjedhje të tilla në përputhje me standardete një vendi në NATO dhe kandidat potencial për në BE.

“Besoj se kjo do të kuptohet nga të gjithë aktorët politike, se asnjë procedurë teknike nuk mund të shërbejë si alibi për të cenuar vlerën e madhe të këtyre zgjedhjeve”- tha Topi.

Topi i ka bere thirrje politikes te distancohet qartenga incidentet e dhunes dhe konflikteve te regjistruara gjate fushates.

“Përse ka ende individe e parti qe zihen për flamuj, përse lejohen të jenë pjesë e fushatës individë që i zgjidhin problemet me paratë dhe forcën fizike.  Apeloj partitë politike të distancohen qartë dhe menjëherë ndaj cdo akti dhune, kërcënues, incidenti provokues të ndërmarrë nga kandidatët, partitë dhe kandidatët nuk janë mbiligjin janë modeli i zbatimit, organet e zbatimit të ligjit të hetojnë cdo raste dhe të hetojnë cilindo që abuzon”- tha Topi.

© Panorama.al

Te lidhura