Zgjedhjet, Nishani takim në Policinë e Tiranës

Apr 27, 2011 | 14:27

TIRANE- Ministri i Brendshem, Bujar Nishani ka zhvilluar te paren vizite qe nga emerimi ne kete post, ne Drejtorine e Policise se Tiranes.

Takimi ka pasur ne qender situaten ne prag te zgjedhjeve te pushtetit vendor ne 8 maj dhe rolin shume te rendesishem qe duhet te luaje ne to policia.

Nishani, shoqerohej ne kete takim nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj. Ne takim kane qene te pranishem drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muça dhe krerët e komisariateve të Tiranes.

Nderkombetaret kane bere apel per angazhim serioz te policise ne keto zgjedhje, ne menyre qe te sigurohet nje klime dhe mjedis i qete, e qytetaret te kene te garantuar voten. Vete Burgaj ka premtuar nje pune te paanshme te policise, duke i qendruar besnik vetem zbatimit te ligjit, qe eshte i barabarte per te gjithe.

© Panorama.al

Te lidhura