Zgjedhjet në Kosovë, Kurti: Sa më e madhe dalja e qytetarëve, aq më i madh legjitimiteti i institucioneve

Jun 7, 2026 | 10:28

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë dhe ta ushtrojnë këtë të drejtë të tyre demokratike.

albin kurti

Kurti pasi votoi tha se sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve, aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve.

“Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve në zgjedhje, aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve dhe aq më solid stabiliteti i tyre. Sot vendosin ata që votojnë prandaj edhe iu bëjë thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, ta përdorin të drejtën e tyre qytetare të përcaktohen për përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Republikës në legjislaturën e 11-të”, ka thënë Kurti.

© Panorama.al

Te lidhura