Një emigrante nga Shkodra, e cila prej 34 vitesh jeton jashtë vendit, i është bashkuar protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj klasës politike shqiptare.
Gjatë fjalës së saj, ajo akuzoi politikën se prej dekadash ka dëmtuar vendin dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos largohen nga Shqipëria.
“Jam shkodranë kam 34 vite në emigrim. Na ka ardhur në majë të hundës. Mos e lshini Shqipërinë, këtu ta bëjmë luftën deri në vdekje. Nuk është askush i lumtur në emigrim.
Qëndroni, Sali Berisha e Edi Rama duhet të shkojnë në burg. Ata na kanë bërë me ik, ta marrin rrugën. Na kanë grabitur pronën. Ju përgjërohem, mos e lshoni Shqipërinë, mos ua linë derrave. Boll më”, u shpreh ajo.
Qytetarja tha se shumë shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi, ndërsa u bëri thirrje edhe emigrantëve që të mbështesin protestat.
“Emigracionit i bëj thirrje që të vijnë këtu. Këtu të vijnë. Të marrin pushime të vijnë këtu. Shqipëria e duam më të mirë”, tha ajo.
© Panorama.al












