FOTOLAJM/ Zjarr në parkingun e një pallati në Astir, flakët përfshijnë një motor elektrik dhe një makinë

Jun 7, 2026 | 19:20

Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në parkingun e një pallati në zonën e Astirit, në Tiranë.

zjarr astir

Sipas informacioneve paraprake, fillimisht ka marrë flakë një motor elektrik, ndërsa më pas zjarri është përhapur edhe te një automjet i parkuar pranë tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Astir, flakë (3) Astir, flakë (1) Astir, flakë (2)

© Panorama.al

Te lidhura