“Nëse dorëzohemi, Shqipëria lëngon gjithmonë!”- I riu në protestë: Baballarët tanë kanë luftuar komunizmin, tani është radha jonë!

Jun 7, 2026 | 19:56

Një i ri që ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë, ka mbajtur një fjalim përpara protestuesve, duke deklaruar se të gjithë ata nuk duhet të dorëzohen nëse duan që Shqipëria të mos lëngojë.

“Gjyshërit tanë kanë vuajtur komunizmin, baballarët tanë kanë luftuar komunizmin, tani është radha jonë. Tani është radha jonë. Mos u dorëzoni, mos u tërhiqni, mos u zbrapsni, sepse ne, nëse do të heqim dorë, Shqipëria lëngon gjithmonë. Zoti qoftë me ne”, tha ai.

Në fjalën e tij, ai komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me investimet strategjike dhe turizmin, të cilat i kundërshtoi.

“Rama na tha se “ju s’i doni investimet strategjike”. E gabuar. Rama tha se ju s’i doni turistët. E pavërtetë. Ne nuk duam investimet shpopulluese. Ne nuk duam investimet që dëmtojnë natyrën tonë. Ne nuk i duam investimet që ndryshojnë dhe tjetërsojnë kulturën dhe traditat tona. Këto janë vlerat tona dhe këta jemi ne”, theksoi i riu.

I riu në protestë: Kam dalë sot në shesh dhe çdo ditë, sepse shoh dritë në fund të tunelit. Sepse shpresoj se këtë vend mund ta bëjmë vetëm ne. Kam tre pika për të ndarë me ju. Rama na tha se “ju s’i doni investimet strategjike”. E gabuar. Rama tha se ju s’i doni turistët. E pavërtetë.

Ne nuk duam investimet shpopulluese. Ne nuk duam investimet që dëmtojnë natyrën tonë. Ne nuk i duam investimet që ndryshojnë dhe tjetërsojnë kulturën dhe traditat tona. Këto janë vlerat tona dhe këta jemi ne.

E dyta, ka ardhur koha që populli shqiptar, që rinia shqiptare, të ndryshojë një koncept të gabuar, të kalbur. Ne duhet të ndërtojmë shtetin dhe jo pushtetin.

E treta dhe e fundit, gjyshërit tanë kanë vuajtur komunizmin, baballarët tanë kanë luftuar komunizmin, tani është radha jonë. Tani është radha jonë. Mos u dorëzoni, mos u tërhiqni, mos u zbrapsni, sepse ne, nëse do të heqim dorë, Shqipëria lëngon gjithmonë. Zoti qoftë me ne.

© Panorama.al

Te lidhura