Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, një qytetar i ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të bashkohen në protestë, ndërsa theksoi se me Edi Ramën nuk ka negociata.
“U bëj thirrje, bëhuni bashkë, ju që jeni duke na parë nga TV, ju që jeni jashtë e kudo. E njëjta situatë u bë para disa vitesh me studentët dhe ne, si budallenj, u bëmë negociatorë me Edi Ramën. Nuk ka negociata. Nuk ka negociata me asnjë politikan”, tha ai.
Më tej, protestuesi kritikoi sjelljen e kryeministri Rama ndaj homologes së tij italiane Giorgia Meloni, të cilës i është ulur në gjunjë disa herë.
“Edi Rama i është ulur Melonit në gjunjë dhe shkel me këmbë krejt Shqipërinë“, tha ai, ndërsa shtoi se ëshë i gati të sakrifikohet vetë që kjo qeveri të largohet nga pushteti.
Qytetari: U bëj thirrje, bëhuni bashkë, ju që jeni duke na parë nga TV, ju që jeni jashtë e kudo. E njëjta situatë u bë para disa vitesh me studentët dhe ne, si budallenj, u bëmë negociatorë me Edi Ramën. Edi Rama i është ulur Melonit në gjunjë dhe shkel me këmbë krejt Shqipërinë. Nuk ka negociata. Nuk ka negociata me asnjë politikan.
Duam qeveri teknike me garanci ndërkombëtare. Nëse është nevoja, me derdh gjak në 21 janarin, këtu më ka politika, të më bjerë mua i pari. Jam i gatshëm t’i lë katër fëmijë në rrugë. Më vrisni mua dhe rrëzojini këto plehra. Na ka ardhur në majë të hundës, na është plasur shpirti. Jemi gati të sakrifikohemi, jemi të gatshëm të derdhim gjakun këtu dhe të ikin këto plehra nga pushteti.
Kudo që të jeni o shqiptarë, për hatër të Zotit mos bini viktimë, sepse politika na ka shkelur me këmbë 35 vjet. Ne kemi gabuar, por ne dimë të çohemi. Shqiptarët e kanë dhënë provën.
© Panorama.al











