Zelensky viziton nesër Athinën: Po hartojmë një marrëveshje me Greqinë në fushën e energjitikës

Nov 15, 2025 | 22:25

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do të vizitojë Athinën të dielën, me fokus te Korridori Vertikal i Transportit të LNG.

zelensky mitsotakis

Zelenski pritet të mbërrijë në aeroportin e Athinës pak pas mesditës dhe do të zhvillojë takime me kryetarin e Parlamentit, Konstantinos Tasulas, kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe zëvendëskryetarin e bashkisë së Athinës, Nikitas Kaklamanis.

Në një mesazh të së premtes, Zelenski theksoi se Ukraina dhe Greqia po “hartojnë një marrëveshje në fushën e energjisë”, me qëllim maksimizimin e opsioneve për furnizimin me gaz, si për këtë dimër, ashtu edhe në plan afatgjatë.

Ai shtoi se marrëveshjet me vendet evropiane, “nga Norvegjia deri në Greqi”, do të forcojnë sigurinë energjetike të Ukrainës.

© Panorama.al

Te lidhura