Zelensky uron Ramën: Suksese në shërbimin ndaj popullit! Vlerësojmë qëndrimin tuaj të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën

May 13, 2025 | 21:31

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrin Rama për fitoren e mandatit të katërt.

rama zelensky

Me anë të një postimi në X, Zelensky i uron suksese në shërbimin ndaj popullit, ndërsa thotë se pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Po ashtu, Zelensky thotë se vlerëson qëndrimin e Ramës për nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën.

“Urime Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar.

Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet përmes një armëpushimi të plotë dhe pa kushte.

Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona”.

© Panorama.al

Te lidhura