Protesta zhvendoset te Universiteti Politeknik, përplasje me rojet e sigurisë për banderolën! Qytetarët futen brenda në auditore

Jun 29, 2026 | 20:26


Një situatë e pazakontë ka ndodhur në protestën e 30-të kundër qeverisë Rama.


Studentët kishin përgatitur një surprizë me një banderolë të vendosur në fasadën e Universitetit Politeknik në fund të bulevardit: Ju erdhi fundi.

Mirëpo sapo u shpalos banderola në fasadë prej studentëve, ajo u u hoq mesa duket nga roje të sigurisë Iliryan Guard, të cilët mbyllën dhe studentët brenda.

Menjëherë protestuesit shkuan nga Kryeministria te Universiteti dhe aty u bashkuan me studentët e tjerë protestues. Sakaq, pati dhe përplasje mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë pasi kërkonin të merrnin sërish banderolën.

banderola 1

banderola 2

banderola 3

banderola 4

banderola 5

banderola 6

banderola 7

banderola 8

banderola

bandoral 3

© Panorama.al

Te lidhura