Edhe sot mijëra qytetarë u mblodhën për protestën e 30-të kundër qeverisë Rama.
Sakaq në podiumin e improvizuar foli edhe gazetari Klevin Muka. Ai kishte me vete një bidon ujë bosh si simbolikë që kemi 36 vjet që bredhim për të mbushur ujë.
Klevin Muka: Sot këtu jam me një simbolik një bidon me ujë bosh. Dua ti kthej përgjigje pse dilni në protestë. Ju kujtohet shprehja erdhi uji Selitës. Kemi 36 vite që bredhim me bidona në ujë për të mbushur ujë. Vendin i dytë për resurse ujore. Sa të paaftë janë kjo kastë politike për ti dhuruar gjërat esenciale. Pas 36 vjetësh flasim ende për ujin e pijshëm. Për 36 vite të tjera do jemi në të njëjtën nivel bisede nëse vazhdojmë me këtë kastë politike. E rëndësishme ti themi boll ti largojmë këta që kanë pirë gjakun e këtij kombi për 36 vjet. Jemi vendi i vetëm në rajon që kemi resurse nafte dhe e kemi më të shtrenjtë sepse këta na vjedhin kudo. Kam një mesazh të fundit. Nuk shitet gjaku i dëshmorëve për një rrogë. Ndoshta do ta keni një pagë më shumë në tavolinë. Asgjë nuk ka kuptim nëse nuk keni identitet. Këtu ndahet historia nëse fëmijët tanë do jenë hyzmeqarë të botës apo qytetarë të botës. Protestat do të përfundojnë kur të fitojmë ne këtu.
© Panorama.al












