Aktivisti Edison Lika ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 30-të radhazi para Kryeministrisë, duke deklaruar se qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Sot jemi në ditën e 30-të të protestës së jashtëzakonshme që ka parë Shqipëria në 36 vite. Edhe sot, ashtu si në ditën e parë, kërkojmë dorëheqje”, deklaroi ai para protestuesve.
Sipas tij, një nga sloganet që ka shoqëruar protestën dhe që, sipas tij, ka bashkuar qytetarët është thirrja: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, ndërsa shtoi se kjo lëvizje i ka dhënë goditje atyre që kanë mbajtur në pushtet kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilësoi “palaço”.
“Sot jemi në ditën e 30-të të protestës së jashtëzakonshme që ka parë Shqipëria në 36 vite. Edhe sot, ashtu si në ditën e parë, kërkojmë DORËHEQJE. Nëse ka edhe një fjali tjetër që ka bashkuar këtë protestë, ka qenë fjalia që e goditi mu në zemër të gjithë sistemin e vjetër: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Kjo lëvizje i ka dhënë goditje establishmentit politik, i ka dhënë goditje oligarkisë, mediave të kapura dhe ndërkombëtarëve që kanë hedhur dhe e kanë mbajtur këtë palaço në pushtet”, tha ai.
© Panorama.al











