Eurodeputetja norvegjeze i bashkohet protestës: Jeni ju që po mbroni të drejtat dhe vlerat e BE-së, qeveria jo! Ne do luftojmë për ju në Bruksel

Jun 29, 2026 | 20:52

Eurodeputetja norvegjeze Tineke Strik ka marrë fjalën në protestën e 30-të radhazi para Kryeministrisë, duke deklaruar se qytetarët shqiptarë po mbrojnë demokracinë dhe vlerat evropiane, ndërsa ka kritikuar qeverinë.

Strik u shpreh se qytetarët që protestojnë janë ata që po mbrojnë vlerat dhe të drejtat e Bashkimit Evropian dhe jo qeveria shqiptare.

“Ju jeni ata që po mbroni vlerat dhe të drejtat e Bashkimit Evropian, ndërsa qeveria jo. Ju nuk e pranoni që të mos ketë demokraci dhe po luftoni për të drejtën e lirisë”, u shpreh Strik.

Eurodeputetja i bëri thirrje protestuesve të vijojnë qëndrimin e tyre, ndërsa premtoi se mesazhet e tyre do t’i përcjellë në Bruksel.

Eurodeputetja norvegjeze Tineke STRIK: Korrupsioni është gjithmonë krim dhe fakti që shqiptarët nuk e pranojnë këtë është një shenjë e madhe shprese. Shpresë dhe provë që shqiptarët i përkasin Bashkimit Evropian. Ju jeni ata që po mbroni vlerat dhe të drejtat e Bashkimit Evropian, ndërsa qeveria jo.

Ju nuk e pranoni që të mos ketë demokraci dhe po luftoni për të drejtën e lirisë, dhe nuk mund ta pranoni të jeni të intimiduar. Do t’i përcjell të gjitha këto në Bruksel, që populli është gati të bëhet pjesë e BE-së, por qeveria nuk është gati për këtë.

Kështu që ju inkurajoj të vazhdoni protestat, dhe ne do të luftojmë në Bruksel për të mbrojtur natyrën dhe demokracinë. Do t’i themi Komisionit Evropian që duhet të reagojë dhe t’ia bëjë të qartë Edi Ramës që të dëgjojë popullin e tij dhe jo investitorët oligarkë.

© Panorama.al

Te lidhura