Studentët kanë dërguar një mesazh nga ambientet e Universitetit Politeknik, ku kanë shpalosur një banderolë gjigante me mbishkrimin “Ju erdhi fundi”, në kuadër të protestës së 30-të radhazi kundër qeverisë.
Me këtë veprim, studentët, të cilët janë cilësuar si pararojë e kësaj proteste, kanë shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e protestuesve për ndryshim politik.
Po ashtu, në banderol ishte shkruar edhe një tjetër thirrje e këtyre 30 ditëve protestë, thirrja: “Shqipëria nuk është në shitje”.
© Panorama.al















