Rusia aktualisht po negocion për Ukrainën vetëm me Shtetet e Bashkuara.
Kështu tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh të enjten se skica e një plani paqeje të diskutuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina në Gjenevë mund të formojë bazën për marrëveshjet e ardhshme për t’i dhënë fund konfliktit.
Por vuri në dukje se nëse kjo nuk ndodh, Rusia do të vazhdojë të luftojë. Ai kërkoi tërheqjen e Ukrainës nga të paktën pesë territore që ka pushtuar tashmë Rusia.
Steve Witkoff, i dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, pritet të zhvillojë bisedime në Moskë javën e ardhshme me Putinin rreth propozimeve.
© Panorama.al












