Zbardhet vendimi, ja pasuritë që iu sekuestruan Jamabër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha

Oct 23, 2023 | 14:06

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.

Jamarber-Malltezi

Siç shihet në dokumentin e siguruar nga Panorama, janë sekuestruar një vilë, apartamente, tre kompani konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

Pasuritë e sekuestruara:

11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.

12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe

13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14)Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.

16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2

18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2

20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

21) Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.

22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.

23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

25)Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi.

-Per ekzekutimin e ketij vendimi, te ngarkohet Prokuroria e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, policia gjyqesore dhe Agjensia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara.

-Per administrimin e pasurive te mesiperme, te ngarkohet Agjensia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara.

BAZA LIGJORE: Neni 274 e vijues i K.Pr.Penale; Neni 36 i K.Penal.

Gjykata, pasi shqyrtoi kërkesën dhe aktet e paraqitura, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 274 e vijues të K.Pr.Penale, si dhe pasi e vlerësoi kërkesën në tërësi;

VËREN SE:

Më datë 16.10.2023, në sekretarinë e kësaj Gjykate është depozituar për gjykim kërkesa me kërkues Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt “Caktimi i masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive, në kuadër të procedimit penal nr. 287. viti 2020”, mbi pasuritë e cituara në objektin e kësaj kërkese.

jamarver malltezi pasuri sekuestrim dokument

Kujtojmë se Malltezi u arrestua të shtunën e 21 tetorit në Rinas. Ai akuzohet nga SPAK se ka përfituar 5.4 milionë euro nga privatizimi i kompleksit Partizani.

Malltezi ka dalë sot para gjykatës i akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën.

Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shteterore ose të zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim”. Per ish kryeministrin është caktuar masa e detyrimit te paraqitjes.

© Panorama.al

Te lidhura