Protestat për Zvërnecin dhe largimin e Qeverisë Rama marrin jehonë ndërkombëtare, mediat e huaja pasqyrojnë tubimet madhështore të shqiptarëve

Jun 6, 2026 | 23:50

Protestat për Zvërnecin dhe largimin e Qeverisë Rama marrin jehonë ndërkombëtare, mediat e huaja pasqyrojnë tubimet madhështore të shqiptarëve

 mediat e huaja

Pamje dhe raportime nga mediat e huaja janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer çështjen në një nga temat më të ndjekura lidhur me Shqipërinë gjatë ditëve të fundit.

Në videon e publikuar shfaqen kronika dhe raportime të mediave të njohura ndërkombëtare si CNN, Reuters, Associated Press (AP), The Guardian dhe media të tjera europiane, të cilat kanë pasqyruar protestat e zhvilluara në zonën e Zvërnecit dhe qe tashme mori tjetër drejtim, duke bere thirrje për revolucion dhe për ndryshimin e qeverise.

Raportimet fokusohen te kundërshtitë e aktivistëve dhe qytetarëve ndaj investimit të planifikuar, si dhe te përfshirja në projekt e kompanisë së lidhur me Jared Kushner.

Ndërkohë, protestat vijojnë prej disa ditësh me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilët kërkojnë anulim e projektit dhe largimin e qeverise Rama.

@pize_vengu #protesta #albania #trump #kushner #ivanka ♬ original sound – Pize Vengu

© Panorama.al

Te lidhura