Janë zbardhur emrat e 33 të arrestuarve për skandalin e 102 kontejnerëve të kompanisë “Kurum”, të cilat janë vendosur në një zonë nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara në afërsi të EcoParkut në Porto Romano, pas alarmit të dhënë nga organizatat mjedisore se në to kishte mbetje të rrezikshme.
Mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë Durrës janë administrator të “Kurum International”, E. D dhe Y. S. K, pronarja dhe administratorja e kompanisë “Sokolaj”, Gjovana dhe Doni Sokolaj, ndaj të cilëve është caktuar masa arrest me burg.
“Arrest me burg” është caktuar edhe ndaj Olizana Pematit, ish-administratore e kompanisë “Sokolaj”.
Ndërkohë, në “arrest shtëpie” është lënë M. Z Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” Arta Dollani, ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM, Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM, Kledina Skendo nga sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM, Bujana Tonçiça dhe Evis Mellonashi nga Sektori i lejeve mjedisore në AKM dhe Iva Musa, Inspektore e Autoritetit Portual Durrës.
LISTA E PERSONAVE TË PËRFSHIRË
Masat e sigurisë
E.D Administratori i “Kurum International” në arrest me burg
Y. S. K. Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg
Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg
Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
M. I Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
R. B Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg
H. S Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg
A. Sh Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Sh. H Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg
M. Z Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak
Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg
Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg
Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg
Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg
Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak
Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak
Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg
Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg
Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak
Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg

DENONCIMI PER MBETJET E RREZIKSHME
Kujtojmë se 102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme ishin eksportuar nga Shqipëria drejt Tajlandës, por u kthyen pas alarmit të dhënë nga organizatat mjedisore. Ato u shkarkuan më 8 nëntor 2025 në Portin e Durrësit dhe më pas u vendosën në Porto Romano.
Organizata mjedisore “Basel Action Network”, BAN, ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme me burim hirin e oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD).
Prokuroria e Durrësit nisi atëherë një hetim ndaj kompanisë eksportuese “Sokolaj” sh.p.k, e cila nga ana e saj ka deklaruar se i kishte blerë mbetjet nga kompania e prodhimit të shufrave të hekurit, “Kurum International”. Kompania “Kurum” ka mohuar që të ketë lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme, ndërsa Gjovana Sokolaj, administratore e kompanisë “Sokolaj”, ka pretenduar në Prokurori se mbetjet nuk janë të rrezikshme.
Drejtori i BAN, Jim Puckett, i cili vizitoi Shqipërinë më 28 tetor dhe ishte i pranishëm në portin e Durrësit ditën e mbërritjes së anijes “Molivia”, u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të mundësojnë një hapje publike të kontejnerëve për një proces hetimor transparent, ndërsa kërkon që qeveria shqiptare të ndajë me organizatën e tij një mostër për analiza të pavarura.
© Panorama.al












