Zbardhen detaje të reja nga vrasja e “Kumbarit”/ Autorët e ndoqën 150 metra, më pas…! Çfarë u gjet në makinën e djegur

Apr 4, 2021 | 22:20

Të tjera detaje janë zbardhur për vrasjen e Bardhok Pllanajt në qytetin e Shkodrës. Sipas News24, autorët dyshohet se e kanë ndjekur Pllanajn për rreth 150  metër dhe më pas e kanë qëlluar.

Ndërkohë në makinën e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve është gjetur një armë tip kallashnikov.

Po ashtu raportohet se makina e djegur ishte me targa italiane.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

© Panorama.al

Te lidhura