Një kapitull i ri duhet se ka nisur në kombëtaren italiane. Federata Italiane e Futbollit ka zyrtarizuar së fundmi emërimin e Paolo Maldinit në postin e drejtorit teknik.

Ish-kapiteni legjendar i Milanit ka pranuar ofertën e presidentit të ri të FIGC-së, Xhovani Malago, duke marrë një rol kyç në projektin e ri të futbollit italian.
Krahas Maldinit do të punojë një tjetër emër i madh i historisë së Milanit, Leonardo, i cili është emëruar në rolin e këshilltarit. Lajmi u konfirmua përmes një komunikate zyrtare të Federatës Italiane të Futbollit.
“Presidenti i FIGC-së, Xhovani Malago, njofton me kënaqësi se Paolo Maldini ka pranuar detyrën e Drejtorit Teknik të Federatës. Paolo Maldini do ta ushtrojë këtë funksion së bashku me Leonardon, në cilësinë e këshilltarit. Gjithashtu, Xhovani Malago do t’i besojë Maldinit edhe presidencën e Club Italia”, thuhet në njoftimin e FIGC-së.
Emërimi i Maldinit konsiderohet një hap i rëndësishëm në rindërtimin e futbollit italian, me një nga figurat më të respektuara të sportit që rikthehet në një rol drejtues për t’i dhënë një drejtim të ri kombëtares dhe strukturave të federatës.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











