Gazetari Osman Stafa foli protestën e sotme në ditën e 42-të të revoltave qytetare kundër Edi Ramës.
Stafa u shpreh se Rama i quan protestuesit korba dhe sorra, kur ata në fakt janë të rinjtë që duan ta ndërtojnë jetën dhe të ardhmen këtu.
Osman Stafa: 42 ditë dhe në ëndrrën e tyre me të keqe nuk e kishin imagjinuar këtë qëndresë. Qëndresë e njerëzve të lirë që kanë vrarë frikë. Përballë keni një kryeministër që ju quan sorra dhe korba. Sorra dhe korba janë rinia që kërkon të ardhme dhe të mos largohet nga vendi. Të rinjtë që duan të krijojnë familjen e tyre në Shqipëri dhe të mos largohen.
Janë ata që kërkojnë që korrupsionin ti jepet fund se mjaft u vodhën në 36 vite. Janë pensionistët që kërkojnë para sa për të blerë ilaçe, as ata nuk ua japin. Janë ata që nëna me fëmijë jetim që nuk mbyllin dot muajin. Janë pacientët që shkojnë në spitale dhe nuk gjejnë pajisje. Këtu janë shqiponjat e atij flamuri që luftojnë për dinjitet. Kërkojnë të ardhme, që politika të mos ua vrasë më shpresën sikur ka bërë në 36 vite. A e keni parë, sa shpenzime luksi çfarë jete jetojnë ata dhe si jetojmë ne. Qytetarët ta kuptojnë protesta nuk është e partive politike është e qytetarëve shqiptarë që duan të ardhme në Shqipëri.
Shikoni sa shumë janë sot, e çfarë fotosh publikojnë ata. Do duhet të qëndroni në shesh deri në fund, sikur ata nuk lodhen duke vjedhur e duke bërë propagandë.
© Panorama.al












