Eksperti i IT Gent Progni ironizoi koncertin e Kanye West nga protesta e 42-të qytetare kundër Ramës.
Progni tha se sot në Tiranë ishin mbaruar gjithë sufllaqet, teksa shtoi se Rama iu dha një mundësi të çojnë një tjetër dosje në SPAK, për 4mln eurot nga fondi emergjent për koncertin e Kanye West.
Genti Progni: Kur po vija këtu thashë të hajë një sufllaqe. Ishte rritur shumë çmimi, ishte mbaru mishi dhe pitja. Na kanë bërë një super nder ata që kanë shkuar atje sot, disa sepse do i marrim listën e emrave dhe kur të vijë Shqipëria e lirisë do bëjmë ligjin e sufllaqes dhe do i dënojmë me 1 vit burg. Edhe Edi Rama na ka bërë një super nder sepse na ka dhënë mundësinë për të çuar një dosje tjetër në SPAK për 4 mln euro. Dhënë kompanisë Redcloud që organizon gjithë tallat e kësaj qeverie. Një arsye më shumë për ta çuar në SPAK këtë kompani. Gjithashtu dhe Vasil Naçi ka toka në Zvërnec.
© Panorama.al












