U sulmua nga Rama, flet Florian Haçkaj: Nuk kemi më frikë nga intimidimet, as nga Belinda Balluku dhe Taulant Balla! Protestat po shpërhapen gjithandej në diasporë

Jul 11, 2026 | 20:53

Aktivisti i Diasporës Florian Haçkaj u bë pjesë e protestës së 42-të në Tiranë. Ai u shpreh se protesta tashmë ka vrarë frikën dhe nuk intimidohet më as nga Rama, Balluku apo Balla.

florian hackaj

Haçkaj shtoi se protesta po shpërhapet edhe në Diasporë, kudo që ka shqiptarë.

Florian Haçkaj: Sot kam ardhur nga Zvicra me familjen direkt në protestë. Jeni heronjtë e të gjithëve ne. Ka pasur protesta gjithandej, motivimi jonë jeni ju. Ky kryeministër i çnderuar bëri një video 7 min për mua siç ka bërë për shumë prej jush. Qëllimi është intimidimi, nuk kemi frikë fare, as BB as TB, që kanë shpërndarë videon si dele. Këtu do jemi përditë. Mos u intimidoni, këta turpërohen kur njerëz të lrië dalin përditë.

Të merret vendimi i GJK që ato para të mos lëvrohen. Koha e frikës kaloi, sot është dita e 42-të. Merrni përdore miqtë familjare, kur zvogëlohet numri duhet të dalim të gjithë. Bashkimi e bën fuqinë. Rama të japë dorëheqjen.

© Panorama.al

Te lidhura