“Ky revolucion pasqyrë për gjithë botën e qytetëruar”- Anëtari i Partisë Konservatore austriake flet në protestë: Keni mbështetjen e Austrisë dhe SHBA! Na duhet një republikë e dytë

Jul 11, 2026 | 20:23

Një shqiptar nga Austria foli protestën e sotme para Kryeministrisë.

austriaku proteste

Ai u shpreh se është anëtar i Partisë Konservatore në Austri, teksa i kërkon protestuesve të vazhdojnë protestën pasi Austria dhe SHBA mbështet popullin shqiptar.

Protestuesi: Ky revolucion pasqyrë për gjithë botë e qytetëruar. Temat këtu kap të gjithë botën e përparuar. Luftojmë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për botën e përparuar. Duhet të mos harrojmë se shteti austriak dhe amerikan janë pas popullit shqiptar. E kanë mbështetur gjithnjë këtë popull.

Shpresoj se vetëm kjo protestë i shkatërron dhe do i shkatërrojë me 1000%. Ne kemi nevojë për një republikë të dytë. Republika e parë na la jetim. Nga ky bulevard do dali republika e dytë. Të vazhdoni me protestat. Bota po ju vrojton ditë e natë. Para flamurit dhe kombit nuk ka negociata. Çdo gjë me formë europiane.

 

© Panorama.al

Te lidhura