Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Në 42 ditë shqiptarët treguan që nuk e meritojnë Belinda Ballukun zv.kryeministre! Revolta tregoi që meritojmë një qeverisje pa hajdutë në krye!

Jul 11, 2026 | 20:01

Aktivistja Sidorela Vatnikaj foli në nisje të protestë së 42-të qytetare kundër Edi Ramës.

sidorela vatnikaj

Ajo u shpreh se në 42 ditë protesta përmbysi 36 vite dhunë dhe korrupsion.

Sakaq, shtoi se shoqëria shqiptare dëshmon tashmë se nuk meriton Edi Ramën kryeministër dhe Belinda Balluku zv.kryeministre.

Sidorela Vatnikaj: E nis me falënderim për punonjësit e medias që na kanë shoqëruar për 42 ditë në çdo protestë dhe marshim. Për 36 vjet na vodhën, dhunuan, rropatën na lanë pa arsim dhe na quajtën kriminel. Ajo që ndodhi për 36 vjet u përmbys në 42 ditë. Në 42 ditë shoqëria shqiptare doli në rrugë më shumë se kurrë. Të gjithë së bashku në solidaritet. Në 42 ditë shoqëria shqiptare tregoi se jo çdo popull meriton qeverinë që ka. Shoqëria shqiptare nuk e meriton Edi Ramën kryeministër. Në 42 ditë shoqëria shqiptare tregoi se nuk e meriton Belinda Ballukun zv.kryeministre.

Në 42 ditë kemi treguar se jo vetëm jemi qyetarët por se dimë të artikulohemi politikisht se dimë të ndërtojmë një Shqipëri të re pa hajdutë në krye të shtetit. Kjo revoltë që shpesh ngatërrohet se po ndodh vetëm në Tiranë, po ndodh nëtë gjithë Shqipërinë. E keni parë si është organizuar Vlora, Durrësi, Korçë, Lezha të gjitha qytetet. E keni parë si në 42 ditë janë organizuar shqiptarët në çdo cep të Europës, Amerikës ku jetojnë. Ja pra jemi sot me të njëjtën thirrje si ditën e parë. Menduan se botërori do na mposhte. Ne jemi këtu, se vapa do na mposhte, jemi në shesh. Jemi sot njësoj si ditën e parë duke kërkuar Rama jepe dorëheqjen.

© Panorama.al

Te lidhura