“Jeni media më e persekutuar nga Rama”- I moshuari për News24: Kjo është Partia e Punës, rinia dhe moshat e treta duhet ta rrezojnë ketë qeveri!

Jul 11, 2026 | 19:16

Edhe sot mijëra qytetarë u mblodhën në ditën e 42-të të protestave kundër qeverisë së Edi Rama.

proteste

Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, një i moshuar foli për News24.

Ai vlerësoi këtë medie si më e persekutuara nga kryeministri Edi Rama.

I moshuari: Jeni mediat më e persekutuar nga kryeministri Rama, kam ardhur për korrupsionin. Ju jeni ata që na tregoni të vërtetat. Për të gjitha në shëndetësi, administrata. Kjo është partia e punës. Dritëro Agolli ja hoqi atë emër të keq. Ata që kanë qenë ata janë. Kjo rini edhe ne që jemi mosha e tretë duhet ta rrëzojmë këtë qeveri. Po të jetë kryeministri trim të dalë para dhe të bëjë dialog me rininë. Po është frikacak.

© Panorama.al

Te lidhura