Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës, teksa po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të licencuar për prodhimin e drurit. Ai kishte shkuar gjatë ditës së sotme në zonën e fshatit Kurtesh, në Kolonjë, për të ngarkuar trupa druri.
Gjatë procesit të punës, një prej trupave të drurit është shkëputur dhe e ka zënë poshtë 36-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
© Panorama.al












