Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka akuzuar kolonët izraelitë dhe ushtrinë e Izraelit se e ndaluan në mënyrë të paligjshme gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Demokrati nga Kalifornia deklaroi për Reuters se incidenti ndodhi të mërkurën, ndërsa ai dhe delegacioni që e shoqëronte po vizitonin një zonë në jug të Bregut Perëndimor, e njohur për përplasjet mes kolonëve izraelitë dhe komuniteteve palestineze.
Sipas Khannës, delegacioni ndodhej në një fshat që, sipas tij, ishte shkatërruar nga kolonët, ku shkolla dhe ndërtesa të tjera ishin rrafshuar.
“Ne po vizitonim fshatin dhe papritmas u shfaqën këta banditë me mitralozë M4 të prodhimit amerikan. Ata bllokuan rrugën dhe më pas thirrën ushtrinë izraelite, e cila u rreshtua me ta dhe jo me amerikanët”, deklaroi kongresmeni.
Në një reagim në platformën X, Khanna pretendoi se delegacioni vazhdoi të mbahej i ndaluar edhe pasi në vendngjarje mbërritën forcat ushtarake izraelite, duke e cilësuar ngjarjen si “një gabim të madh”.
Edhe Cameron Kasky, pjesë e delegacionit, tha se grupi mbeti i bllokuar për më shumë se një orë dhe u detyrua të kërkonte ndihmën e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem.
Israeli settlers, brandishing American made M4s, detained me & other Americans on my trip to Palestine.
When the IDF arrived, they sided with the settlers & continued our detention.
They made a huge mistake.
You will be hearing more soon. https://t.co/rZw8bRAn64 pic.twitter.com/4z50Ye4I7K
— Ro Khanna (@RoKhanna) July 11, 2026
Sipas tij, situata u zgjidh vetëm pas mbërritjes së policisë izraelite, e cila ndërhyri dhe lejoi delegacionin të largohej nga zona.
Deri më tani, autoritetet izraelite nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me akuzat e ngritura nga kongresmeni amerikan.
© Panorama.al












