“Historia ka parë shumë faraonë e mbretër mizorë”- Protestuesi: Në fund të gjithë u rrëzuan nga forca e drejtësisë! Diktatoruci ynë është i pashpresë

Jul 11, 2026 | 20:14

Një protestues foli sot në protestën e 42-të qytetare duke i kërkuar Ramës të japë dorëheqjen teksa shprehu se është i gatshëm të qëndrojë në shesh 420 ditë.

proteste i riu

Ai shtoi se historia ka parë shumë mbretër mizorë dhe faraonë, por të gjithë u rrëzuan nga forca e drejtësisë.

Protestues: Jam gati të rri 420 ditë derisa kjo klasë të largohet. Ky sistem nuk na përfaqëson ne, shqiptaret e ndershëm që po tregojnë se nuk pajtohen më me të keqen. Kurrë më. Pajtohem me 5 kërkesat. Mbi të gjitha dorëheqjen e menjëhershëm të kryeministrit.

Ju që na ndiqni dhe akoma nuk keni ardhur, kurrë nuk është vonë për të dalë nga skllavëria. Mos e shihni votën për një rrogë. Liria është më e shtrenjtë se jeta juaj. Kjo lëvizje ka nevojë për intelektualët e ndershëm të vendit. Të vini dhe këtu dhe të jepni kontributin tuaj. Moment historik për Shqipërinë. Egoja nuk duhet të bëhet pengesë për bashkimin tonë. Bashkë të pandarë për Shqipërinë. Ne jemi europianë dhe kemi nevojë për ndihmën miqve BE dhe SHBA. Historia ka parë shumë faraonë, mbretër mizorë, në fund janë rrëzuar nga forca e drejtësisë dhe të mirës. Diktatoruci jonë është i pashpresë, ka rënë duhet ti japim të shtyrën e fundit.

© Panorama.al

Te lidhura